Realizim botime teknike sipas udhëzimeve dhe rregulloreve të paracaktuara me një stil grafik të nivelit të lartë, duke vënë në pah jo vetëm botimin, por edhe imazhin e kompanisë prodhuese.
Në bashkëpunim me konstruktorët, mbledhim informacione të nevojshme mbi makineritë dhe krijojmë dokumentat sipas rregullave të referimit.
Realizojmë:
• Manuale të përdorimit e të mirëmbajtjes sipas direktivave të makinerive
• Fleta udhëzuese
• Manuale servisi
• Manuale pjesë këmbimi
• Skeda teknike
• Dosje teknike
• Listat e çmimeve të produkteve teknike
• Udhëzime të shpejta
• Dokumenta teknike për marketing
• Skeda montimi
• Manuale për reparte riparimesh
• Broshura paralajmëruese
• Fletët e të dhënave të sigurisë
Administrimi i brendshëm ekskluziv i dokumentave mbron klientët nga shpërndarja e informacioneve private.
Dorëzojmë gjithmonë të gjithë dokumentacionin si në versionin PDF ashtu edhe në versioni origjinal në mënyrë që t’i lejojmë klientit pavarësinë e plotë në rast të ndryshimeve ose përditësimeve të ardhshme të dokumentacionit.
Manualet e udhëzimeve janë hartuar në përputhje me Direktivën e Makinave 2006/42/KE dhe standardin UNI 10893. Në seksionin INTERACTIVE VISUAL DOCUMENTATION mund të zbuloni veçoritë, komoditetin dhe potencialin e dokumentacionit interaktiv që, lehtësisht i arritshëm përmes sistemeve Cloud dhe Qr-code, ofron edhe mundësinë e blerjeve online.









