KUSH JEMI

Në vitin 1996 falë bashkëpunimit të dy miqve Redimec, një kompani e specializuar nё realizimin e manualeve teknikё sipas standardeve KE pёr makineri dhe impiante industriale. Gjatë viteve, përkrah krijimit të manualeve të përdorimit dhe të mirëmbajtjes, janë shtuar shërbime të tjera për të ndihmuar klientët në zgjidhjen e problemeve që lidhen me zbatimin e rregullave dhe ligjeve të Direktivave më të ndërlikuara.

Redimec nuk e lë pas dore nevojën e klientëve të saj për të komunikuar dhe transmetuar informacione në mënyrën më të saktë dhe më të sigurtë, duke u kujdesur për çdo koncept në detajet më të vogla.

Për më tepër, përmes divizionit të saj të përkthimit, ofron shërbime përkthimi në të gjitha gjuhët.

Për të vërtetuar dhe lokalizuar më mirë informacionet e përkthyera, në 2003 Redimec fillon bashkëpunimin me kompaninë Wordland (wordland.co.uk), e cila kryen të dokumentave në anglisht në Angli dhe në vitin 2005 fillon bashkëpunimin me kompaninë Wortwert (wortwert.eu), e cila ofron shërbime përkthimi dhe revizione të teksteve në gjuhën gjermane në Austri.

Karakteristikë unike për firmën Redimec është Qëndra e Printimeve për fotokopje / tipografi ku mund të gjeni, përveç shtypjes së dokumentave teknike në të gjitha formatet, edhe shërbime të tilla si prerja me laser, shtypja e piktogrameve të sigurisë, komplotimi, prototipizimi i shpejtë, shtypja në objekte, banderola, qëndisje, shtypje në materiale veshjesh, etj. (rediprint.it)

Sot, pas më shumë se 25 vjet, Redimec bën pjesë tashmë në një grup ndër kompanitë e para në Itali në fushën e krijimit dhe përkthimit të manualeve dhe dokumentave teknike dhe në ndihmë për të arritur etiketimin dhe çertifikimin e produkteve falë dhe qëndrave të ndryshme në vendet evropiane.

Organizimi, pasioni, kujdesi për detajet, puna në grup dhe sinergjia midis kompanive të ndryshme të kompanisë Redimec, na lejojnë të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë, në kohë të shpejtë dhe në konfidencialitetin më maksimal të informacioneve të trajtuara, të gjitha me një kosto shumë të ulët dhe jashtëzakonisht konkurruese.

Për këtë arsye, Redimec është zgjedhur nga mbi 1500 klientë midis kompanive të vogla dhe të mëdha shumëkombëshe, të sektorit tregtar në veçanti në industrinë e paketimit, e farmaceutikës, në sektorin mekanik, kimik dhe ushqimor.

Grupi Redimec në Itali ka tre njësi prodhimi, një njësi tregtare dhe një qënder kopisterie e kthyer në dyqan për shitje edhe për publikun.

Gjithashtu, disa produkte janë në dispozicion për shitjen online ndërmjet plataformës Amazon. Njësia e re përmban më shumë se 40 vende pune në hapësira të mëdha dhe zona të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e punës dhe për të arritur efektivitet më të madh të rrjedhave të punës mes njerëzve me qëllim të një ndarje të vërtetë të proceseve të punës.

Grupi Redimec ka mbi 1600 m2 hapësira produktive në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Chiara Tenconi

Chiara Tenconi - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - chiara.tenconi@redimec.it

Lorenza Timarani

Lorenza Timarani - Teste, inspektime dhe prova laboratorike - lorenza.timarani@redimec.it

Silvia Biffi

Silvia Biffi - Project Manager - silvia.biffi@redimec.it

Marcella Cariniti - Komerciale - marcella.carniti@redimec.it

Andrea Bernocco

Andrea Bernocco - Projektim mekanik - andrea.bernocco@tiscali.it

Laura Porta

Laura Porta - Çertifikime dhe etikim - laura.porta@redimec.com

Chiara Princiotto

Chiara Princiotto - Administrim - redimec@redimec.it

Jolanda Riga - Administrim - redimec@redimec.it

Evilda Lici

Evilda Lici - Dokumente teknike dhe manuale - evilda.lici@redimec.com

Karina Francisco

Karina Francisco - Komerciale - karina.francisco@redimec.it

Fabrizio Tunesi - Bashkëpunues

Claudia Barbieri

Claudia Barbieri - Graphic Design - claudia.barbieri@redimec.com

Sara Barbieri - Rediprint Shop - sara.barbieri@rediprint.it

Elisa Tunesi - Komerciale - elisa.tunesi@redimec.it

Sarah Derogatis - Komerciale - sarah.derogatis@redimec.eu

info@redimec.it

Elena Riva - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - elena.riva@redimec.eu

Clara Restelli

Clara Restelli - Administrim - clara.restelli@redimec.eu

Susy Chirico

Susy Chirico - Graphic Design - susy.chirico@redimec.it

Antonella Spagnuolo - Nëpunës shtypi - antonella.spagnuolo@redimec.it

Eleonora Gatto - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - eleonora.gatto@redimec.it

Eleonora Bielli

Eleonora Bielli - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - eleonora.bielli@redimec.it

Lorenzo Galimberti - Social Media Manager - lorenzo.galimberti@redimec.it

Elena Barbieri

Elena Barbieri - Graphic Design

Erica Turturro - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - erica.turturro@redimec.it

Ilaria Castiglioni - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - ilaria.castiglioni@redimec.it

Lisa Carnaghi - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - lisa.carnaghi@redimec.it

Maria Barone

Maria Barone - Përkthime dhe realizim manuale teknikë - maria.barone@redimec.it

HISTORIA JONË

REDIMEC NË FAVOR TË AMBIENTIT

Përpjekjet tona për qëndrueshmërinë janë pjesë integruese e filozofisë të biznesit.

Prej kohësh punojmë për realizimin konkret të këtij principi duke përdorur të gjitha mjetet që synojnë optimizimin e përdorimit të burimeve energjetike.

Duke filluar nga viti 2011, Redimec ka kryer investime të rëndësishme për të arritur efektin më të vogël të mundshëm mbi ambientin me instalimin e paneleve diellore dhe kolonat per karikimin e autoveturave elektrike për të shmangur në këtë mënyrë emetimin në atmosferë rreth 16000 kg CO2.

Të dyja qëndrat e Redimec janë të pajisura me panele diellore me një prodhim energjetik total prej 50 Kw.